Të prodhuara nga sovjetikët, SHBA i shet 165 milionë dollarë municione Ukrainës

schedule18:38 - 25 Prill, 2022

schedule 18:38 - 25 Prill, 2022

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë dritën jeshile shitjes së municioneve në Kiev për 165 milionë dollarë.

Këto janë municione që nuk përdoren nga forcat e armatosura amerikane, por që përdoren nga forcat ukrainase për “sistemet e prodhuara nga sovjetikët”, shpjegoi një zyrtar amerikan i mbrojtjes për CNN.

Lajmi u komunikua nga Antony Blinken dhe Loyd Austin në misionin e tyre në Kiev.

Kjo sasi municionesh “do ta ndihmojë Ukrainën që të përballet me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!