Të premten ulje temperaturash 2-3 gradë celcius

schedule14:59 - 30 Nëntor, 2017

schedule 14:59 - 30 Nëntor, 2017

Reshjet e dendura të shiut pritet të jenë të pranishme në veri të Shqipërisë deri në mesnatë, kohë kur shërbimi “Meteoalb” parashikon pakësim të tyre. Ndërkohë që në qendër dhe jug të vendit ato pritet të intensifikohen gjatë mbrëmjes. Dita e premte sipas “Meteoalb” vjen me reshje të pakta në pjesën veriore të vendit dhe me intensitet mesatar e të lartë në atë qendrore dhe jugore.  Gjatë mesditës pritet pakësimi i ndjeshem i reshjeve në qendër ndërsa në pjesën jugore parashikohet intensifikim i tyre.  Vetëm mbrëmjen e së premtes “Meteoalb” parashikon që shirat të pakësohen edhe në Jug. Te shtunen vendi të dominohet nga alternime kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të izoluara. Reshje të pakta shiu parashikohet të jenë prezente edhe të diel e më pak gjasa dhe të hënë. Era do të mbetet problematike deri në mbrëmje, ndërsa temperatuarat parashikohet të bien me 2 – 3°C të  premte dhe të shtunë./abcnews.al