Të premten nis shpërndarja e shpërblimit të fundvitit

schedule16:11 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 16:11 - 14 Dhjetor, 2017

Pensionistët mund ta marrin shpërblimin për festat e fundit të vitit duke filluar nga dita e premte. Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Për shpërndarjen e shpërblimeve të festës deri në fund të dhjetorit është krijuar edhe një grafik, i cili është publikuar në sportelet e postës ku dhe do tërhiqen pagesat. Ndërkohë që pensionistëve që marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi do tu kalohet në llogarinë bankare me datë 20 dhjetor. Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 30 dhjetor do ta marrin bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin janar e në vazhdim gjatë vitit 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!