Të premten është Festa e Fitër Bajramit. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu nëpërmjet një videomesazhi në Facebook, uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë, me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë urimet më të përzemërta për paqe, shëndet dhe begati në familje e më gjerë!
“Fiter Bajrami është festa që na kujton vlerat më të larta njerëzore, mëshirën, dashurinë, faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë. Le të jetë kjo ditë moment bashkimi”, tha ai, duke shtuar: “Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror, i përkushtimit, sakrificës dhe afrimit me Zotin. Përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira, ne forcuam besimin tonë dhe ndenjën e solidaritetit me njëri-tjetrin. Fitër Bajrami është festa që na kujton vlerat më të mëdha njerëzore, mëshirën, dashurinë dhe faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë. Le të jetë kjo ditë një moment gëzimi dhe bashkimi për çdo familje shqiptare. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ju uroj gëzuar Fitër Bajramin. Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjen tuaj, ju dhëntë paqe dhe begati në familjen tuaj”.
/abcnews.al/


