Të pezulluarit në Superiore, Apolonia e Kukësi “vuajnë” këtë javë

schedule16:59 - 4 Mars, 2021

schedule 16:59 - 4 Mars, 2021

Akti i 23-të i Superiores luhet të dielën dhe të hënën, ndërkohë që ndryshe nga zakonisht numri i futbollistëve të pezulluar është i vogël. Do të vijojnë të mungojnë sërish Kyrian Nwabueze dhe Xhoi Carkanji, të dënuar me nga 10 ndeshja nga Komisioni i Disiplinës.

Deri më tani dy futbollistët, respektivisht të Laçit dhe Bylisit, kanë shlyer tre ndeshje nga pezullimi dhe të paktën edhe në dy të radhës nuk mund të luajnë. Më pas nëse e shlyejnë me gjobë pezullimin mund të zbresin në fushën e blertë.

Prej kartonëve të verdhë këtë javë mungojnë vetëm dy lojtarë. Rimal Haxhiu, protagonist në golin e Apolonisë kundër Partizanit, është i pezulluar dhe ndaj Laçit nuk luan dot.

E njëjta gjë vlen edhe për Blerim Kotobellin e Kukësit, të cilin trajneri Mirel Josa nuk e llogarit për transfertën kundër Vllaznisë të hënën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!