Të përqafuar me njëri-tjetrin, del fotoja e Borës dhe Donaldit nga “Sunny Hill Festival”

schedule10:58 - 30 Gusht, 2022

schedule 10:58 - 30 Gusht, 2022

Që ata janë bashkë, tashmë dihet. Megjithatë, ende s’e kanë pranuar publikisht. Bora Zemani dhe Donald Veshaj u rikthyen sërish në vëmendje pas fotos që publikoi Semi Jaupaj me ta nga festivali Sunny Hill. Të përqafuar me njëri-tjetrin, Semi shkruante: “Shokë përgjithmonë”.

Së fundmi, është publikuar një tjetër fotografi e tyre nga festivali ku shihen të përqafuar. Kujtojmë që një ditë më parë, Bora ndau disa fotografi nga festivali, mirëpo, ajo që ra në sy ishte mbishkrimi krahas tyre. “Qiqrra në hell”, shkroi ajo që u mor si një përgjigje ndaj thumbit të Beatrix Ramosaj.

Kjo e fundit i ironizoi hapur duke thënë se nuk vlejnë aspak, koment të cilin e bëri pasi Semi publikoi foton me ta. Si të mos mjaftonte kjo, ajo iu përgjigj një komenti të një ndjekësje, e cila i shkruante: “Disa vlejnë 2 €, disa janë të paçmueshme” ndërsa Trixa ia ktheu: “Damn! ?❤️ E rond! Hahaha të dua!”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!