“Të përmirësojmë legjislacionin për ngacmimet kibernetike”, Balla: Rasti i Durrësit, viktimë e shantazheve! Asnjë justifikim për dhunën

schedule10:51 - 8 Mars, 2024

schedule 10:51 - 8 Mars, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë pjesë në konferencën për prezantimin e Observatorit të Feminicidit në Shqipëri.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Balla bëri thirrje që gratë dhe vajzat të mos heshtin por të denonocojnë për dhunën.

Gjithashtu ai tha se kjo është një çështje që kërkon shumë vëmendje dhe se duhet përmirësuar legjislacioni për të ndaluar këtë fenomen.

“Edhe rasti i Durrësit ishte i këtij lloji, dikush krijoi në ngacmim kibernetik dhe viktima nuk ia doli dot të dilte nga ai presion. Gjuha e urrejtjes në internet, abuzimi me imazhin intim, shantazhimi seksual janë një sërë termash si këto të përhapura. Sa vajza dhe gra raportojnë çdo ditë për disa kanale që hapen në Telegram apo në rrjete sociale për të cilat natyrshëm kemi filluar të bëjmë një punë dhe kemi vendosur disa kontakte të dobishme me kompanitë më të mëdha të rrjeteve sociale, Tik Tok, kompaninë Meta. Por këtë gjënë duhet ta kemi me vëmendje për t’i adresuar. Ne duhet të kemi një vëmendje të shtuar për të adresuar dhunën online. Kjo është një situatë ku duhet të ketë një bashkëpunim nga të gjitha palët. Duhet të kontribuojmë sa të mundemi për ta kthyer vëmendjen e shoqërisë tonë në këtë aspekt. Dua të falënderoj Avokaten e Popullit sepse vetëm kështu duke qëndruar të gjithë bashkë edhe në burrat përkrah jush për të përçuar një mesazh që të gjitha gratë dhe vajzat duhet të shfaqin potencialin e tyre për një të ardhme më të mirë. Dhe të mos lejojmë asnjë lloj justifikime për dhunën me bazë gjinore”, tha ndër të tjera ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!