Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe deputeti demokrat Flamur Noka kanë debatuar në seancën e sotme plenare pasi ky i fundit e akuzoi se kryetaren se po “përkëdhelet nga të dyja palët.” Komentet e tij erdhën pasi Enkelejd Alibeaj e përgëzoi Nikollën se më në fund po respektonte rregulloren pasi i doli “kundër” Edi Ramës.
Megjithatë, situata u tensionua pasi kryeparlamentarja i fiku mikrofonin Nokës me argumentin se fjalën e mori për procedurë, por po bënte komente në vend të saj.
Pjesë nga debati:
Noka: “Ka një sinkronizim për të të përkëdhelur ty nga të dyja palët. Enkelejdi apo Edi Rama. Nuk ka nevojë të shohin tango dyshe që zgjat për orë të tëra.”
Nikolla: “Komentet nuk janë procedurë.”
Noka: “Je drejtuese seance apo kukull qe të kanë vendosur aty?”
Nikolla: “Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj.” /abcnews.al/