Kanë kaluar plot 70 vjet, dhe ata janë plakur. Gjithsesi, janë ende gjallë, sërish të fortë, dhe mund ta përsërisin për herë të tretë atë që bënë në motin e largët 1956.
Po flasim për dy sportistë të veçantë italianë të skive nordike, që quhen Bruno Koli e Dario Piviroto, që janë zgjedhur për të mbajtur flakën olimpike në një copë të rrugës së saj nga Athina në Milano dhe Kortina d’Ampeco.
Lojrat Olimpike Dimërore nisin në 6 shkurt, dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si dhe ai italian nuk mund të kishin gjetur përfaqësues më të shkëlqyer e më të veçantë.
Bruno Koli dhe Dario Piviroto, sot përkatësisht 93 e 88 vjeç, e kanë mbajtur për herë të parë pishtarin në 1956, në Lojrat Olimpike që u mbajtën në Itali, në Kortina d’Ampeco.
Më pas, ata patën nderin dhe privilegjin ta përsërisnin këtë emocion në Lojrat Olimpike në Torino në 2006, pra pesëdhjetë vjet më vonë.
Fati e deshi që ata të gëzojnë shëndet të plotë edhe në moshë të shtyrë dhe të jenë sërish në ceremoni, pra kanë qenë protagonistë në të treja olimpiadat e organizuara në Itali.
Bruno është 93 vjeç dhe Davide 88, ndërsa dhe dy nipa të Kolit, Xhakomo dhe Alberto do të jetë pjesëmarrës në Lojrat Olimpike në Milano dhe Kortina d’Ampeco. Një histori vërtet special.


