Të përfshirë prokurorë dhe policë, kreu i SPAK “zbërthen” grupin e trafikantëve të drogës

schedule10:48 - 2 Korrik, 2021

schedule 10:48 - 2 Korrik, 2021

Një operacion masiv ndërkombëtar me 38 të arrestuar është zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, në kuadër të trafikut të lëndëve narkotike.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja  në një konferencë të përbashkët me kolegët e tij italianë është shprehur se ky është një operacion që është finalizuar pas një viti pune hetimesh.

LEXO EDHE:Operacion antidroge në Shqipëri dhe disa shtete: Arrestohen 38 persona, mes tyre edhe zyrtare

Kraja ndër të tjera në fjalën e tij ka bërë me dije se në vendin tonë janë ekzekutuar 28 urdhra ndalimi, dhe mes të arrestuarve ka prokurorë, punonjës policie dhe punonjës të administratës  publike lokale.

Është një skuadër e përbashkët e krijuar, që ka një vit e gjys që kryen aktivitet dhe hetimet përbashkëta, një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të suksesshëm, i rëndësishëm në grumbullimin dhe analizimin e provave dhe ekzekutimin e masave të sigurimit, 28 masa sigurimi në Shqipëri. Një moment i rëndësishëm është dhe hetimi i gjithanshëm që është kryer, është evidentuar i gjithë zinxhiri, nga prodhimi deri te trafikimi në Itali i lëndëve narkotike, është evidentuar dhe provuar dhe përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik duke favorizuar aktivitetin kriminal. Bëhet fjalë për prokurore, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal, janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajtshme disa milionë euro. Përdorimi i bashkëpuntorëve të drejtësisë kanë dhënë dhe kontributin e tyre në këtë operacion. Kemi ngritur akuza për pastrim të veprës penale, para një viti në një konferencë në romë kemi shpjeguar dhe fazën e parë të këtij operacioni ku kam premtuar se kush është i përfshirë do të ndiqet penalisht përfshirë dhe zyrtarë publik”, ka thënë Kraja.

Mes të arrestuarve në këtë operacion janë Maksim Sota, prokuror në Vlorë dhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!