“Të pengon që e ke gruan fytyrë publike?”, bashkëshorti i Jona Spahiut jep përgjigjen epike

schedule14:17 - 26 Mars, 2021

schedule 14:17 - 26 Mars, 2021

Prej dy javësh, moderatorja e njohur Jona Spahiu është shfaqur të dielave në ekranin e ABC. Edhe pse shumë e angazhuar me spektaklin e humorit “Kosherja”, ajo gjen kohë edhe për familjen.

Së fundmi, Jona i mundësoi ndjekësve të saj në Instagram një bashkëbisedim me bashëshortin e saj, Frenklin, në mënyrë që ai t’u zgjidhte “hallet” fansave të saj.

Të shumta ishin pyetjet drejtuar partnerit të moderatores, i cili me humorin që e karakterizon iu përgjigj një për një.

 

Përgjigja më epike që ai dha ishte ajo e pyetjes së një ndjekësi: “Të pëlqen që e ke gruan fytyrë publike? Të pengon?”

“Se mos po del me fytyrën time, me tënden po del”, u shpreh Frenkli duke shkaktuar shumë të qeshura.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Raiden./abcnews.al