Të pathënat e fshatit të djegur 2 herë, si e kujtojnë banorët Vunoin: Asnjë kopsht dhe çerdhe

schedule20:20 - 10 Korrik, 2020

schedule 20:20 - 10 Korrik, 2020

Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës me një pamje mahnitëse.

Ndalesë e radhës e “Edicioni Veror 2020” është bërë pikërisht ky fshat.

Gazetarja Malvina Duraku nën shoqërinë e një ish-mësuesi sjell detaje historike të fshatit, i cili tashmë është “i braktisur” dhe nuk ka asnjë kopsht dhe çerdhe.

Fillimisht është ndalur në shtëpinë e zonjës Lule e cila pret thuajse të gjithë turistët që bëjnë ndalesën e parë, për të shijuar petullat.

Ajo tregoi se për shkak të pandemisë, edhe turistët nuk kanë qenë të shumtë këtë vit.

Ish mësuesi Tole i lëndës Histori-Gjeografi në fshatin Vuno, tregoi për gazetaren se në atë zonë ndodhen 21 kisha, ndërsa shtoi se njerëzit janë më shumë ateistë.

“Në Himarë dhe Dhërmi janë shumë fetarë në krahasim ne Vunonë”, shprehet ai.

Ish-mësuesi rrëfeu se situatën e pandemisë nuk e kanë ndjerë shumë, por banorët e kësaj zonë tha ai janë treguar shumë të kujdesshëm.

E veçanta në këtë rrugëtim siç duket edhe nga pamjet dhe karakteristikë e fshatit është ndërtimi “tip” kala, me tunele të njëpasnjëshme.

“Piktori i madh anglez Eduard Liri, ka lënë shumë kujtime, për pushtimet që i janë bërë Vunoit. Për herë të parë në Shqipëri, fjeta në çarçaf dhe hëngra supë”, tregon ai.

Shtëpia e Anagnostit

“Vunoi është djegur dy herë, njëherë e dogjën italianët. Më pas kur erdhën gjermanët nuk la më asnjë shtëpi pa djegur”, shprehet ai./abcnews.al/