Të papunë e pa ushqime, ndihmohen disa familje në Lezhë dhe persona me aftësi të kufizuar

schedule17:27 - 9 Prill, 2020

schedule 17:27 - 9 Prill, 2020

Florinda Medja punonte si pjatalarëse në një restorant në Lezhë. Mbyllja e subjektit  për shkak të pandemisë e la pa punë, e pa të ardhura.

Në pamundësi për tu siguruar ushqim fëmijëve, Florinda kërkoi ndihmë dhe arriti të sigurojë diçka.

“Punoja ku të mundesha dhe tani u mbyll s’ka më. Kam edhe fëmijën smëurë”, thotë ajo.

Covi-19 ka 3 fishuar numrin e familjeve në nevojë në bashkinë e Lezhës që duhet të ndihmohen për shkak të situatës së krijuar.

Abcnews asistoi në shpërndarjen e ndihmave në fshatrat Spiten, Barbulloje si dhe ne dy lagje të qytetit.

Këtë të enjte ishte dita e personave me aftësi ndryshe, pasi familjaret e tyre nuk kanë mundësi pune për shkak se ju duhet të qëndrojnë në shtëpi të mbyllur. /abcnews.al