Koronavirusi nuk kursen askën, së fundmi një çift bashkëshortësh nga Florida kanë humbur jetën pas betejës me Covid 19.
Çifti prej 51 vjetësh martesë vdiqën pranë njëri-tjetrit në një afat kohor prej gjashtë minutash, kurse sipas të birit të tyre dukej sikur ata do ta tejkalojnë edhe këtë krizë.
Steëart Baker, 74-vjeç, dhe Adrian Baker, 72, kanë qenë të shëndoshë para se më 15 mars të infektoheshin me coronavirus. Steëarti ishte goditur më rëndë nga COVID-19 dhe për këtë ishte dërguar në spital, kurse Adrian kishte simptoma më të lehta për këtë arsye kishte qëndruar në shtëpi.
Por kur e kuptoi se gjendja shëndetësore e Steëartit ishte përkeqësuar dhe se është dërguar në repartin e kujdesi intensiv, vendosi të shkojë në spital, por aty edhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.
Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë publik i biri, Buddy Baker./abcnews.al