Të paktën 9,623 palestinezë ndodhen aktualisht në burgjet izraelite

schedule13:42 - 2 Korrik, 2024

schedule 13:42 - 2 Korrik, 2024

Të paktën 9,623 palestinezë ndodhen aktualisht në burgjet izraelite, sipas organizatës izraelite të të drejtave të njeriut HaMoked, duke cituar të dhëna nga Shërbimi i Burgjeve izraelite.

Në deklaratë thuhet se në mesin e tyre janë 3,379 palestinezë që janë në paraburgim izraelit pa gjyq ose padi, në përputhje me politikën e ndalimit administrativ të Izraelit.

Shtohet se 1402 palestinezë janë cilësuar si luftëtarë të paligjshëm.

Izraeli përdor termin “luftëtarë të paligjshëm” për palestinezët nga Rripi i Gazës, të cilët janë kapur gjatë sulmeve izraelite në enklavë që nga 7 tetori 2023.

“Trajtimi i Izraelit ndaj të burgosurve shkel të drejtat e tyre për barazi, dinjitet, jetën familjare, arsimim dhe të drejta të tjera, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar,” njofton HaMoked./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!