Gjatë 24 orëve të fundit, më Francë kanë humbur jetë si pasojë e koronavirusit 574 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 14,967.
Ndërsa, brenda një dite, në vend u konfirmuan 4,188 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 136,779. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi zgjatjen e masave shtrënguese për koronavirusin edhe për një muaj tjetër.
Në një fjalim drejtuar kombit, Macron tha se masat e rrepta do të mbeten në vend dhe kufijtë do të rrinë të mbyllur deri më 11 maj.
Macron deklaroi:
“Mesa duket ne nuk ishim gati për koronavirusin, por duhet t’i bëjmë rezistencë. Epidemia ende nuk është vënë në kontroll, ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë të zbatojmë rregullat. Sa më shumë që respektohen këto rregulla, aq më shumë jetë do të jemi në gjendje të shpëtojmë. ”
Sipas Macron shkollat do të fillojnë të rihapen “në mënyrë progresive” duke filluar nga 11 maji. Në katër javë që vijnë, shtoi persidenti francez rregullat e vendosura të cilat qeveria i ka zbatuar duhet të vazhdojnë të respektohen. /abcnews.al/