Të paktën 414 viktima nga koronavirusi në Spanjë, mbi 3,300 të infektuar brenda ditës

schedule11:53 - 6 Prill, 2020

schedule 11:53 - 6 Prill, 2020

Edhe pse me një trend në rënie, Spanja vazhdon të ketë një numër të madh viktimash dhe të infektuarisht me koronavirus brenda ditës. Brenda 24 orëve, në vend kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 414 persona. Kështu, bilanci total i viktimave shkon në 13,055.

Ndërsa, brenda ditës Spanja ka regjistruar 3,386 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 135,032. Spanja mbetet vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 336,851 të infektuar dhe 9,620 vitkima.

Shteti me më shumë viktima mbetet Italia, ku si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën deri më tani 15,887 persona. /abcnews.al/