Të paktën 25 të vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të humbur pasi tajfuni “Molave” goditi Vietnamin

schedule02:45 - 30 Tetor, 2020

schedule 02:45 - 30 Tetor, 2020

Vietnami vendosi qindra ushtarë dhe makineri të rënda të enjtën për të kërkuar të mbijetuarit pas rrëshqitjeve të tokës që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm nga tajfuni Molave, e cila u cilësua si një nga tajfunët më të fortë që ndodhi në rajon në dekada, raporton CNN

Rrëshqitjet e tokës, të cilat goditën zonat e thella në provincën qendrore të Quang Nam të mërkurën vonë, vranë 13 njerëz me 40 të zhdukur ndërsa përpjekjet e shpëtimit u penguan nga moti i keq në fund të stuhisë, tha qeveria. Media shtetërore tha se 12 peshkatarë vdiqën në det.

Zëvendës Kryeministri Trinh Dinh Dung tha në një deklaratë “Ne mund të parashikojmë rrugën e stuhisë ose sasinë e shiut, por nuk mund të parashikojmë kur ndodhin rrëshqitjet e tokës,”

“Rruga është e mbuluar nën baltë të thellë dhe shirat e mëdha janë ende duke goditur zonën, por puna e shpëtimit duhet të kryhet shpejt.”

Televizioni shtetëror tha se dy anije të marinës ishin mobilizuar për t’i gjetur trupat e 12 peshkatarëve që u gjetën të enjten pasi anijet e tyre u fundosën ndërsa përpiqeshin të ktheheshin në breg dy ditë më pare dhe 14 të tjerë ishin ende të zhdukur.