Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin maroken të Fezit.
Dy ndërtesa banimi katërkatëshe që u shembën herët të mërkurën në mëngjes përmbanin tetë familje, raportojnë mediat shtetërore, duke cituar zyrtarët lokalë.
Disa media marokene raportojnë se ndërtesat – të vendosura në periferinë jugperëndimore Al Massira të pjesës së re të qytetit, kishin treguar shenja përkeqësimi për disa vite. Një hetim është duke u zhvilluar tani.
Fezi, në Marokun verilindor, është një nga qytetet më të vjetra të vendit të Afrikës së Veriut, me pjesë që datojnë që nga shekulli i 8-të, si dhe është i treti më i populluar.
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke vazhduar për të gjetur këdo që mund të jetë ende i bllokuar nën rrënoja.
Banorët e ndërtesave aty pranë janë evakuuar si masë parandaluese, raportojnë mediat shtetërore. Ata që u dërguan në spital pësuan lëndime të ndryshme. E banorët nxituan të fajësonin ndërtimet e parregullta.
Ministri i strehimit i vendit, Adib Ben Ibrahim, tha në janar se rreth 13,700 ndërtesa në të gjithë vendin ishin nën rrezik të menjëhershëm shembjeje.

