Ka shkuar në 208 numri i viktimave për shkak të uraganit Rai në Filipine, sipas autoriteteve. Uragani është një nga dukuritë më vdekjeprurëse që kanë goditur Azinë Juglindore gjatë viteve të fundit.
Të paktën 239 persona janë plagosur dhe 52 rezultojnë të zhdukur, shtoi policia. Më shumë se 300,000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre të enjten. Një nga ishujt më të goditur është Bohol, në të cilin humbën jetën 74 persona.
Të paktën 10 persona kanë vdekur në Dinaagat, konfirmoi Jeffrey Chrysostom, një zëdhënës i autoriteteve provinciale. Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se uraganet priten të bëhen më të fuqishëm ndërsa rritet ngrohja globale.
Filipinet, një nga vendet më të rrezikuara ndaj ndryshimeve klimatike, goditet nga rreth 20 stuhi tropikale dhe/ose uragane çdo vit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
/abcnews.al