Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje masat e të cilave nuk ishin parë prej 142 vitesh në vend.
Sipas Shërbimit Meteorologjik të Pekinit vlera maksimale e reshjeve të regjistruara ndërmjet mbrëmjes së së shtunës dhe mëngjesit të së mërkurës në një stacion në qytet ishte 744.8 milimetra duke u cilësuar si dhe është “shiu më i madh në 140 vjet“.
Matjet e sakta filluan në vitin 1883.
Mediat e huaja shkruajnë se rekordi i mëparshëm, para episodit aktual të shiut, u vendos në 1891 me 609 mm.
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur kryeqytetin kinez dhe provincën veriore fqinje, Hebei, kanë lënë të paktën 20 të vdekur dhe 19 të zhdukur në total, sipas mediave zyrtare.
Përmbytjet kanë zhytur rrugët dhe kanë ndërprerë rrugët e komunikimit.
Tajfuni Doksuri, i reduktuar në një stuhi, ka përfshirë Kinën nga juglindja në veri që nga e premtja, kur goditi provincën lindore të Fujian pasi goditi Filipinet fqinje.
Shirat e rrëmbyeshëm filluan të godasin zonën metropolitane të Pekinit të shtunën. Në vetëm 40 orë, kryeqyteti kinez pa ekuivalentin e reshjeve mesatare të një muaji të tërë korriku. /abcnews.al