Të paktën 15 persona janë plagosur në sulmet e mëngjesit të së enjtes në rajonin e Kievit, sipas Andrii Nebytov, kreut të policisë, shkruan CNN.
Më shumë se 20 raketa u lëshuan në pesë sulme të veçanta në zonë, duke goditur një objektiv ushtarak, tha Oleksiy Kuleba, kreu i administratës shtetërore të rajonit të Kievit.
“Dy raketa të tjera u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore. Armiku sulmoi me raketa një komunitet në rrethin Vyshhorod këtë mëngjes, duke goditur gjithashtu edhe një objekt të infrastrukturës,“ tha Kuleba.
Lexo edhe: 4 civilë të vrarë dhe 11 të plagosur gjatë 24 orëve në Donetsk
Katër civilë janë vrarë nga bombardimet e forcave ukrainase në 24 orët e fundit, sipas një deklaratë të separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donetsk, në Ukrainën lindore. Sipas një mesazhi të postuar në llogarinë zyrtare të separatistëve në Telegram, 4 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.
Qyteti i Donetskut kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Autoritetet separatiste të Donetskut kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për bombardimin e qytetit.
Në fillim të këtij muaji ata fajësuan forcat ukrainase për bombardimin e një stacion autobusi.
/abcnews.al