Të paktën 1.5 milion njerëz në Japoni jetojnë si vetmitarë pas pandemisë

schedule15:20 - 3 Prill, 2023

schedule 15:20 - 3 Prill, 2023

Gati 1.5 milionë njerëz në Japoni jetojnë vetëm, sipas një sondazhi, me rreth një të pestën e rasteve që i atribuohen presioneve dhe stresit nga pandemia.

Një numër i madh “hikikomori”, siç quhen në japonisht thanë se kishin filluar të largoheshin nga jeta sociale për shkak të marrëdhënieve apo problemeve të punës. Shumë prej tyre humbën ose lanë punën e tyre gjatë pandemisë.

Një pjesë e konsiderueshme, 20.6% thanë se gjendja e tyre e vështirë ishte shkaktuar nga ndryshimet e stilit të jetesës të imponuara gjatë Covid-19.

“Hikikomori”, të cilësuar si njerëz që largohen nga shoqëria, duke kaluar të gjithë ose pjesën më të madhe të kohës të izoluar në shtëpi përfaqësojnë 2% të njerëzve të moshës 15-62 vjeç, sipas sondazhit.

Sondazhi përfshiu 30,000 njerëz të moshës 10 deri në 69 vjeç nëntorin e kaluar. Sondazhi zbuloi se pak më shumë se një e pesta e të anketuarve të moshës 15-39 vjeç ishin larguar nga shoqëria për gjashtë muaj deri në më pak se një vit.

Më shumë se 20% thanë se kishin përjetuar probleme me marrëdhëniet ndërpersonale, ndërsa pak më shumë se 18% cituan pandeminë. Midis 40-64-vjeçarëve, 44.5% thanë se sjellja e tyre ishte për shkak se kishin lënë punën, e ndjekur nga 20.6% që përmendën pandeminë.

Japonia nuk ka vendosur një bllokim të stilit të Mbretërisë së Bashkuar për të kufizuar përhapjen e virusit, por njerëzve u është kërkuar të shmangin daljen e panevojshme për periudha të gjata, ndërsa disa punëdhënës dhe universitete kanë inkurajuar punën dhe mësimin në distancë.

Rritja e numrit të njerëzve që jetojnë si vetmitarë ka bërë që disa autoritete lokale të marrin masa. Një zonë e Tokios do të mbajë ngjarje shoqërore duke filluar nga qershori për t’i dhënë atyre një shans për të takuar njerëz.

“Ne nuk mendojmë se gjithçka do të zgjidhet vetëm sepse ne ofrojmë një metaverse.

Ndoshta do të jetë e dobishme për disa njerëz,” tha kryetari i qarkut për gazetën Mainichi Shimbun.

“Ne po synojmë ata që nuk mund të dalin nga dhomat e tyre dhe nuk kanë dalë me njerëz të tjerë.

Ne duam t’i ndihmojmë ata të bëjnë një hap përpara.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!