Të pakënaqur me vendimet e liderit rus, Putin në presion nga rrethi i brendshëm

schedule09:34 - 26 Tetor, 2022

schedule 09:34 - 26 Tetor, 2022

Sipas analistëve ushtarakë, Vladimir Putin është në presion nga zyrtarët pro-luftës në rrethin e tij të brendshëm, ndërsa forcat ruse përparojnë në Ukrainë, sipas skynews.

Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA tha se anëtarët e rrethit të brendshëm të Putinit, të cilët janë duke vendosur forca luftarake në Ukrainë, kanë vazhduar të shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me vendimet e Putinit.

Në raportin e saj të fundit, disa zyrtarë kanë pasur përplasje me Putinin. Washington Post, duke cituar inteligjencën amerikane, tha se financuesi i grupit Wagner, Yevgeniy Prigozhin, për të cilin dje raportuam se dëshiron të zëvendësojë Putinin  kritikoi ashpër ministrinë ruse të mbrojtjes në një bisedë private.

Ai thuhet se akuzoi ushtrinë se mbështetej shumë te mercenarët e tij, ndërkohë që dështoi të financonte grupin ose të siguronte burimet e nevojshme. Prigozhin ka mohuar të ketë kritikuar ndonjëherë Forcat e Armatosura Ruse, por ai kritikuar publikisht Ministrinë ruse të  Mbrojtjes.

Zyrtarë të tjerë janë shprehur të zhgënjyer me ecurinë e luftës.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov u ankua se përgjigja ruse ndaj sulmeve të pretenduara ukrainase në territorin rus ishte “e dobët”, duke shtuar se Moska duhet asgjesojë ukrainasit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!