Të njohësh Kukësin me sytë e emigrantëve

schedule17:15 - 8 Gusht, 2019

schedule 17:15 - 8 Gusht, 2019

Erestina dhe Zhaneta Mucmata motrat nga Shtiqni i Kukësit  jetojnë prej më shumë se 15 vitesh në Itali. Ato rikthehen çdo verë në vendlindje.

Këtë radhë nuk kane ardhur me prindërit por me shoqërinë e tyre nga Italia dhe kanë një mision: Ti njohin ata me vendlindjen, me Kukësin historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Vizita e parë ishte muzeu etnografik i Kukësit. Bashkëmoshataret e tyre janë befasuar.  Kostumet popullore të trevës iu janë dukur mrekulli. Ato kanë dëgjuar për historinë e këtij vendi te vogël që në nisje.

Natën e së premtes motrat bashkë me miqtë nga Italia do të jenë pjesë e festimeve të Gjallicës. Kjo është festa pagane e Shtiqnit që kremtohet çdo  Gusht. Aty do të takojnë të tjerë emigrantë që kthehen posaçërisht.

Ne fakt edhe pse vëmendja kryesore e sezonit veror është bregdeti,  Kukësi nuk ngel pas me vizitorë të shpeshtë.

Të tillë janë kuksianët që kanë emigruar si Erestina e Zhaneta, që sa herë që kthehen në vendlindje sjellin miq e promovojnë zonën e jo vetëm por edhe Shqipërinë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!