“Të njëjtat akuza janë ngritur nga Blinken”, Meçe: Çfarë bëri Berisha me pushtetin lokal kur erdhi në qeveri

schedule18:49 - 27 Tetor, 2023

schedule 18:49 - 27 Tetor, 2023

 

Analisti, Arben Meçe, i ftuar në “Special Report” në ABC News, ndër të tha se disa prej akuzave që ka ngritur SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, janë të njëjta me atë që SHBA ka bërë publike në deklaratën zyrtare të lexuar nga Blinken.

Meçe shton se tanimië koncepti pandëshkueshmërisë ka nisur të zbehet në vendin tonë.

Unë jam i bindur që deklarimi i SHBA mbështetej në prova. Natyrisht nuk ekziston mekanizëm që SHBA sjell prova këtu, por ata janë në dijeni të provave. Këto prova nëse deri dje në këtë mekanizëm të drejtësisë që ishte i paralizuar dhe i paaftë për të marrë ndërmarrje të tillë.

Koncepti i pandëshkueshmërisë ka nisur të zbehet në Shqipëri. Ka një gjë që është e vërtetë tani. Nëse do të shohim deklaratën zyrtare të SHBA, qartësohen disa pika, dhe janë 3 pika që flasin për shpërdorim pushteti, për influencë dhe për mbrojtje të interesave të familjarëve dhe përdorim i pushtetit për t’i bërë ballë drejtësisë.

Kjo nuk është një hakmarrje amerikane, por është një paralajmërim” tha ai.

Ndërs sa i përket firmës së kryeminsitrit Edi Rama, në kohën që ishte kryetar bashkie i Tiranës për zhvendosjen e kompleksit dhe lejen e ndërtimit, Meçe shprehet se Rama ka qenë thjeshtë dhe vetëm një firmosës formal, pa asnjë pikë pushteti.

Sipas analistit, kur Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005, ai krijoi një VKM, që i hiqte fuqinë pushtetit lokal dhe ai jepte atë atij vendor në lidhje me lejet e ndërtimit.

Vepra penale që ka kapur SPAK, nuk ka të bëjë me Berishën në momentin e parë, ka të bëjë me një a-kriminal që lidhet me asgjësim të produktit të veprës penale  dhe objekt i kësaj vepre penale rezulton dhëndri i Berishës dhe një biznesmen.

Në deklarimet që bën biznesmeni, flitet për një sipërmarrje ku një ditë të bukur dhëndri i Berishës bëhet aksionet.

Pikërisht ky proces ka ngjallur dyshime dhe kur është pyetur biznesmeni se kush është kontributi i Jamarbër Malltezit dhe ai është përgjigjur, sigurimi i tokës, sigurimi i procedurave ligjore. Këtu fillon procesi hetimor i prokurorisë.

Këta dokumenta kanë filluar të bëhen publike dhe për t’i ballë këtyre dokumentave, qoft Berisha, qoft enturazhi i tij, të gjithë kanë ngritur çështjen që ndryshimin e destinacionit dhe lejen e ndërtimit e ka dhënë Edi Rama.

Në 2005, kur Berisha merr pushtetin, ballafaqohet në Bashkinë e Tiranës, me një pushtet lokal socialist dhe ai qëndror Demokrat.

Në Tiranë kryetari i Bashkisë që ka pushtet nëpërmjet lejeve të ndërtimit, në atë kohë ishte Edi Rama dhe pushteti i qeverisë Berisha për lejet e ndërtimit ishte zero.

Pikërisht ky lloj konflikti dhe domosdoshmëria për të marrë në kontroll lejet e ndërtimit krijohet një VKM dhe këtu fillon shpërdorimi i detyrës.

Në këtë rast me  gjithë këto ndryshime, Edi Rama është vetëm një firmosës formal, pa asnjë fuqi” tha Meçe.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!