Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të ndjesh pamjen”, vajza “risjell” Besim Tulën pas vdekjes: Nervozohej shumë me padrejtësitë dhe i shprehte në art

schedule10:21 - 23 Janar, 2025

schedule 10:21 - 23 Janar, 2025

Piktori Besim Tula ishte personazhi i radhës në qendër të emisionin “Pas Mesnate”. Ai erdhi nga vajza e tij, Era, e cila së fundmi ka realizuar dhe ekspozitën “Të ndjesh pamjen” me punimet 30-vjeçare të babait.

Ajo ka treguar gjithçka nga kjo ekspozitë, nga pjesëmarrja e kolegëve deri te nxënësit e babait dhe kujtimet e tyre, që do të mbeten të paharruara për gjithë jetën.

“Ka lënë një mungesë shumë të madhe në familjen tonë, jashtëzakonisht të madhe. Ishte një mënyrë për ta theksuar ditëlindjen e tij. Babi nuk i kishte shumë qejf festat për të thënë të vërtetën, edhe kjo ishte e vetmja mënyrë që të festonim dhe ta ndjenim praninë e tij afër. Plus me miqtë… Babi ishte një njeri jashtëzakonisht social dhe dëshira e të gjithëve miqve të tij, ishte një mrekulli. Kam qenë shumë e emocionuar, ndërkohë që flisja, ndërkohë që takoja, kur lexova te libri që lanë përshtypjet…

Kishte shumë kujtime, jashtëzakonisht, por përveç miqve ajo që më la mua mbresë ishin nga nxënësit e tij. Ata ishin kryesisht shumë të vegjël dhe vërehej sinqeriteti, dashamirësia, që ata kishin për momentet e kaluara në klasë me të. Babi kishte shumë besim te të rinjtë, i vlerësonte shumë. Ka pasur një tolerant shumë të madhe”, rrëfeu Era.

Më tej, ajo theksoi se dita për babain e saj ishte 48 orë dhe jo 24, pasi ai e gjende kohën për çdo gjë, madje dhe për pasionin e tij, biçikletën.

“Ngjyrat për të ishin ftesa e parë, për të bërë publikun të afrohej, që më pas të shikonte subjektin. Padyshim ishte dhe mjaft i angazhuar, dilte dhe nëpër protesta. Nervozohej shumë me padrejtësitë sociale dhe këto i shprehte në art. Ishte mjaft i qartë në atë çfarë donte të arrinte dhe ia arrinte.

Një gjë që më ka çuditur me babin ishte se dita për nuk ishte 24 orë, po 48 orë. Gjende kohë për çdo gjë. Bënte dy ore në ditë biçikletë. E adhuronte atë”, tha Era./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!