Gianluigi Donnarumma është në qendër të kritikave gjatë ditëve të fundit, pasi u filmua duke qeshur me portierin kryeqytetas, Pepe Reina, pas humbjes ndaj Lazio në Serie A. Kontrata e tij skadon në muajin qeshur dhe tifozët kërkojnë që ai të lërë ekipin.
Së fundmi Donnarumma ka folur për tifozët, por siç pritej, nuk flet keq për ta. “Tifozët të mbështesin në kohë të vështira, por duhet të jesh në gjendje të durosh edhe kritika kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ata sigurisht që të japin diçka më shumë.
Fatkeqësisht, kohët e fundit nuk janë në stadium, por kur janë atje të ndihmojnë shumë. Në momente vështirësie ata mund të të japin adrenalinën e duhur për të shtyrë dhe për të marrë fitoren. Në këtë periudhë ata nuk janë aty dhe po i presim.
Kampionati Europian? Është i pari për mua, por po e marr me qetësi. Italia mund të bëjë shumë mirë, kemi grup të shkëlqyer. Kundërshtari më i fortë mendoj se është Franca. Mund të ketë edhe surpriza, por nuk e di kush do jetë”, tregon Donnarumman. /abcnews.al