Të ndëshkuar më herët me kartonin e verdhë, ja kush nga lojtarët e Kombëtares rrezikon pezullimin

schedule18:36 - 11 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 11 Tetor, 2024

Kombëtarja luan ndaj Çekisë ndeshjen e tretë në grupin B1 të UEFA Nations League, me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë.

Padyshim që lojtarëve u kërkohet të japin maksimumin në fushën e lojës për të arritur një gjë të tillë, por për dy futbollistë, maksimumi do të jetë edhe duke eliminuar ndonjë karton të verdhë që mund t’u rezultojë fatal.

Rregulloja e Nations League në fazën në grupe parashikon që një lojtar pezullohet pasi merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje të ndryshme, për takimin pasardhës. Kjo situatë bën pak më të komplikuar ndeshjen sot të Jasir Asanit dhe Thomas Strakoshës.

Të dy u ndëshkuan në ndeshjen e fituar 2-1 po në Pragë ndaj Ukrainës dhe në momentin që ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë, do të humbasin ndeshjen e radhës me “Kuqezinjtë”, ndërkaq i ndëshkuar me karton të verdhë, të cilin e mori në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, është edhe Myrto Uzuni, por ky i fundit nuk është pjesë e grumbullimit pasi u tërhiq për shkak dëmtimi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!