Ministria e Drejtësisë i bën thirrje qytetarëve, të rinjve e të rejave si dhe ekspertëve e profesionistëve të aplikojnë për postin e koordinatorit në Drejtorinë Antikorrupsion. Përmes një postimi në rrjete sociale ministria shkruan se do të ndëshkojnë çdo zyrtar, që pushtetin e përdor për përfitime të pandershme e të paligjshme.
“Të rinj, të reja, ekspertë, profesionistë të drejtësisë dhe korrektësisë ndaj qytetarit: APLIKONI për të qenë pjesë e luftës kundër korrupsionit si koordinatorë të Drejtorisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.
Nuk do të jetë luftë e lehtë, por bashkë me ju si koordinatorë, bashkë me njerëzit e zakonshëm dhe me mbështetjen e fortë të qeverisë, do të ndëshkojmë çdo zyrtar, që pushtetin e përdor për përfitime të pandershme e të paligjshme, duke na armiqësuar me qytetarët. Nuk ka kompromis”, thuhet në njoftim.