Pavarësisht apeleve të vazhdueshme të institucioneve shëndetësore për të qëndruar sa më shumë në shtëpi, kur dalja nuk është e domosdoshme, shumë qytetarë e madje edhe të moshës së tretë, nuk po binden të respektojnë këtë këshillë.
ABC News pa në disa lulishte e parqe të Tiranës, se qytetare të ndryshëm nuk ruajnë distancë mes tyre. Pjesa më e madhe e tyre shprehen se nuk janë aspak të friksuar nga ky virus, e ndërsa ka edhe nga ata që flasin me nota humori.
Një nga qytetarët thekson se nuk ka frikë, dhe se ajo që është nis do të bëhet.
“Skam frik fare e kam mbushur moshën kur të vijë hajde mirupafshim. Ne duam me u përqafuar ndaj nuk e zbatojmë”, është shprehur një nga të moshuarit.
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, autobusët e transportit urban ne Tirane janë dezinfektuar. Drejtuesi i autobusit dhe fatorino mbajne maska dhe doreza. Numri i udhëtarëve është ulur, dhe disa prej tyre gjithashtu mbajnë maska mbrojtese. /abcnews.al