Të moshuarit në rrethe refuzojnë “Sinovac”, qytetari korçar: Jo nga kinezët s’dua!

schedule16:35 - 28 Mars, 2021

schedule 16:35 - 28 Mars, 2021

Jo të gjithë të moshuarit në qytete të ndryshme të vendi kanë pranuar të aplikojnë vaksinën kinezë.

Një qytetar nga Korça ka refuzuar që të vaksinohet me vaksinën kineze “Sinovac”.

“Jo nga kinezët s’dua, kinezja do me zhduk gjithë botën”, ka thënë banori.

Ndërsa një tjetër shprehet se nuk ka asnjë informacion se vaksinën e kujt kompanie do bëjë.

“Nuk e di emrin e vaksinës, nuk na kanë dhënë asnjë informacion”, ka thënë një qytetare në Korçë.

Të tjerë s’durojmë më izolimin dhe po rrezikojnë.

“Do e bëjmë se po rrimë brenda, kam pa parë nipërit do ta bëj se nuk rri dot më në izolim”, shprehet një i moshuar.

8 mijë doza të vaksinës kineze kanë mbërritur në Fier.  Janë shpërndarë në qendra të ndryshme të vaksinimit. Të vetëdijshëm për cilësisë e diskutueshme të vaksinës kineze të moshuarit janë skeptikë por të vendosur përballë frikës nga koronavirusi.

Ka të moshuar që kanë frikë pasi ka pësuar komplikacione nga vaksina të tjera.

“Me frikë se jam sëmurur njëherë nga një vaksinë”, ka thënë një qytetare.

Në qytetin e Fierit po vaksinohen të moshuarve mbi 70 vjec.

Në Vlorë të moshuarit kanë besim tek kjo vaksinë për shkak se është testuar qoftë në vendin ku është prodhuar

“Deri sa ka kaluar tek populli kinez do e bëjmë dhe ne”, ka thënë një i moshuar.

“Jemi mësua me vaksina”.

Ndërkaq në Durrës në ambientet ku po kryhet vaksinimi janë shfaqur dhe zyrtarë të regjimit komunistë që kanë nostalgji për marrëdhëniet e dikurshme me Kinën.

“Jam Muho Asllani 84 vjeç në 6 rrethe sekretar i PPSH, të Enver Hoxhës me kinën kemi pasur marrëdhënie të mira kanë bërë fabrika të forta, kam besim dhe do e bëj vaksinën. në çdo aksion kam qenë i pari dhe në këtë rast thashë do jemi i pari në aksionin e vaksinës. Kina mendoj se nuk na do të keqen”, ka thënë i moshuari.

Në Gjirokastër siç duket e nga pamjet ka pasur fluks të moshuarit për të bërë vaksinën. Kanë më shumë frikë nga virusi se nga cilësia e vaksinës.

“Më mirë vaksina sesa Covid”.

Drejtori i njësisë të kujdesit shëndetësor sqaron si është organizuar ky proces.

Në Sarandë të moshuarit e lidhin kryerjen e vaksinës së Sinovac me bindjen politike.

“Për sa kohë kam besim tek qeveria kam dhe tek vaksina”, është shprehur një i moshuar.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!