Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nëse nuk e kanë në plan të formojnë Qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën dhe vendi të mos rrezikohet.
“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Haradinaj në RTK.
Më tek ai ka thënë se Kurti ka si qëllim që të jetë ai në kauzë dhe jo t’u jepen zgjidhje problemeve.
“Koncepti Kurti është mashtrim. Ai kështu e ka mbajtur LDK-në edhe para zgjedhjeve, derisa e ka djegur. Kështu është duke e mbajtur LDK-në edhe tani. Kjo është agjenda e tij. Unë jam i bindur që ai për pak e çon Kosovën prapë në zgjedhje”, është shprehur Haradinaj.