Cristiano Ronaldo shpërtheu një ditë më parë në rrjetet sociale, duke postuar një foto dhe duke shkruar se ishte mirë. Portugezi i Juventusit nuk u mjaftua me kaq, pasi la edhe një koment tjetër që është komentuar më pas dhe është fshirë prej vetë futbollistit.
“PCR është një broçkull”, shkruante sulmuesi i Juventusit, i cili doli se ishte i infektuar me COVID-19 që me 13 tetor. Dy testet e tjera që ka bërë më pas e kanë nxjerrë sërish pozitiv dhe dje ai nuk mundi të luante kundër Barcelonës.
Do il benvenuto nella nutrita schiera dei virologi al collega Cristiano Ronaldo. Sarà utilissimo nella prossima partitella contro gli oculisti. pic.twitter.com/oKhmVcPSfx
— Roberto Burioni (@RobertoBurioni) October 28, 2020
Komenti i Ronaldos nuk është pritur mirë nga Roberto Burioni, virologu italian. Përmes një postimi në “Twitter” nuk i ka kursyes notat e ironisë ndaj futbollistit të Juventusit.
“E mirëpres kolegun tim Cristiano Ronaldo në grupin e madh të virilogëve. Do të jetë shumë i dobishëm në ndeshjen tjetër kundër okulistëve”, shkruan Burioni, i cili ka postuar edhe komentin e Ronaldos, që më pas është fshirë. /abcnews.al