Të mirat që solli shiu, shuhen vatrat e zjarreve në Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë

schedule18:07 - 5 Gusht, 2020

schedule 18:07 - 5 Gusht, 2020

Të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit tashmë janë shuar. Problematike situata ka qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.

Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.

Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka pasur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.

Nga ana  tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me  shkallën e dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre. /abcnews.al/