“Të merret urgjent në mbrojtje” avokati i të dhunuarës: Autori të hetohet për tentativë vrasjeje

schedule12:17 - 17 Prill, 2023

schedule 12:17 - 17 Prill, 2023

TIRANË- Avokati i 28-vjeçares, e cila u mbajt e mbyllur dhe u dhunua fizikisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli, ka kërkuar që ky i fundit të akuzohet për veprat penale “tentativë vrasjeje” dhe për “pengmarrje”.

Ai tregoi se bashkëjetuesi i saj e kërcënonte të renë me pretendimin se e kishte kallëzuar në polici në shtetin e Gjermanisë.

“Është mbajtur peng nga ky shtetas, që është arrestuar nga uniformat blu të Tiranës. Është tentuar edhe të vritet nga ky shtetas. Kërkoj kualifikim e veprës  penale “ pengmarrje dhe për tentativat e vrasjes”. Aktualisht autori akuzohet për veprën e “plagosjes së rëndë”, “pengimin e daljes së të vërtetës” dhe “shitjes së lëndëve narkotike”. E kërcënonte me fjalët se ti ke bërë një kallëzim në Gjermani, pasi e mbrojtura nga unë është shtetase gjermane, me pasaportë gjermane”, tha avokati Enea Cenko.

Mbrojtja e saj kërkoi nga instancat shtetërore të marrin në mbrojtje 28-vjeçaren e dhunuar pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar.

“Është në një psikologji të rënduar dhe ka shenja të dukshme në trup. Unë i bej apel institucioneve shtetërore të marrin në dorë jetën e asaj vqzje. Ta marrin në mbrojte nga shteti dhe nga institucionet. Të marrin masa për mbrojte të shpejtë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!