Në Teatrin e Operas dhe Baletit janë duke u kryer provat e fundit para mbrëmjes së madhe gala të inagurimit të tij. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Abcneës.al, artistët me në krye legjendën e Operas, Placido Domingo janë duke kryer provat gjenerale pak orë para mbrëmjes së madhe që pritet të nisë në orën 19:00.
Krahas dirigjentit dhe tenorit Pacido Domingo, të pranishëm në skenë gjatë provave janë edhe sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho; Sopranoja e parë e TOB, Eva Golemi; Mezosopranoja Vikena Kamenica; Baritoni Armando Likaj; artisti Klodian Kaçani si edhe artistë të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=4alI8pzSQm8&ab_channel=ABCNewsAlbania
Krahas drejtimit të orkestrës, pritet që gjatë mbrëmjes së sotme Pacido Domingo të ketë edhe një duet me Ermonela Jahon. /abcnews.al