“Të mbyturit dhe të shpëtuarit”/ Esetë e Primo Levit në shqip nga përkthyesja Aida Baro

schedule09:16 - 9 Shkurt, 2024

schedule 09:16 - 9 Shkurt, 2024

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” përkthyesja, Aida Baro foli për librin tashmë të përkthyer edhe në shqip “Të mbyturit dhe të shpëtuarit”, të shkrimtarit Primo Levi.

Ajo tregoi detaje nga esetë në libër, duke rrëfyer raportin mes dhunuesve dhe të dhunuarve. Gjatë kësaj interviste u shpreh se gjithashtu tregon pjesë të ndryshme të momenteve të njeriut, dhe se Primo Levi në tetë kapituj i rikthehet përvojës së lagerit nazist.

“Po ashtu rrëfen edhe kthimin në liri sepse askush nuk e kishte menduar se çfarë do të ndodhte më pas. Por janë munduar me të gjitha mënyrat për të mbijetuar, qoftë edhe me vjedhje. Ka një ese që quhet zona gri dhe analizon këtë pjesë ndërmjet nazistëve dhe të burgosurve të tjerë. Dhe është kjo zonë gri që përbëhet nga të burgosur të priviligjuar”, tha ajo.

Gjithashtu nënvizon se Levi në libër u përgjigjet edhe pyetjeve të sotme dhe dilemave të brezave, ajo çfarë vihet re shpjegon Baro është mënyra se si Levi rrëfen, pasi e bën në një mënyrë shumë të ftohtë.

“Levi e thotë shumë bukur që në kampin e përqendrimit askush nuk e vrau vetën sepse ishin të fokusuar tek mbijetesa. Esetë e Levit janë një analizë e përkryer psikologjike për njeriun mbi të gjitha dhe janë të vlefshme për çdo moment. Sepse nuk i drejtohet vetëm asaj kohë, por edhe natyrës së njeriut, natyrës të së keqes se si arrin njeriu të shndërrohet deri në atë pikë”, ka thënë më tej Aida Baro.

/abcnews.al/