Të mbyllur që me 15 mars, Serbia rihap kufinjtë

schedule18:47 - 21 Maj, 2020

schedule 18:47 - 21 Maj, 2020

Qeveria e Serbisë këtë të enjte ka vendosur për rihapjen e kufijve të saj, pasi i kishte mbyllur ato më 15 mars, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet serbe së bashku me këtë vendim kanë kërkuar që qytetarët të cilët ktheheshin nga vendet tjera, të kenë me vete një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose në të kundërtën detyroheshin të kalonin në izolim për një periudhë 14 ditëshe.

Ndërkohë duket se ëktë masë qeveria e ka hequr për shkak të përmirësimit të situatës nga koronavirusi në të gjithë botë.

Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit dhe miratimin e komisionit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Serbisë.

Ndërkohë në kuadër të masave kundër pandemisë, Serbia gjithashtu kishte mbyllur restorante, kafene, shkolla dhe kopshte. Por, këto masa janë hequr dhe tani njerëzve u kërkohet vetëm të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska kur janë jashtë shtëpisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!