Të mbijetuarit e kampit të përqendrimit mblidhen në Aushvic për 75-vjetorin

schedule15:03 - 27 Janar, 2020

schedule 15:03 - 27 Janar, 2020

Në 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvitz-Birkenau, rreth 200 hebrenj të mbijetuar, kanë kaluar sërish pragun e tij. Aty ku humbën prindër dhe të afërm, tashmë ata shoqëroheshin nga fëmijët e nipërit e tyre

Të mbijetuarit e kampit të përqendrimit u mblodhën në Aushvic – Birkenau për ceremoninë përkujtimore me rastin e 75 vjetorit të clirimit, një dëshmi për të rikthyer vëmendjen tek anti semitizmi në rritje dhe urrejtja në botën e sotme.

Rreth 200 të mbjetuarit e kampit të përqendrimit, shumë prej të cilëve hebrenj të moshuar nga Izraeli, por dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Pruja, Rusia Sllovenia dhe vende të tjera, kaluan sërish pragun e Aushvitz-Birkenau.

Shumë prej tyre kanë humbur prindërit dhe gjyshërit në këtë ap në kampe të tjera përqendrimi. Por tashmë ata shoqëroheshin nga fëmijët, nipërit dhe stërnipërit.

Pranë hebrenjve të mbijetuar dhe të afërm të atyre që u vranë në kamp, të burgosur polakë dhe rusë. Ashvitz u çlirua nga ushtria sovjetike në 27 janar 1945./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!