Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të enjten në Dhërmi, ky dyshohet se Gerald Shehu, bashkëpronar i një hoteli, ekzekutoi me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili punonte si recepsionist.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton së dy personat e arrestuar paraditen e kësaj të premteje Daniel Qose dhe David Larti, punonjës të hotelit, i kanë dhënë ndihmë autorit për futjen e trupit në makine.
Ata e kanë ndihmuar duke i dhënë edhe nje qese për të mbeshtjellë trupin.
Nga këqyrja e banesës ku qëndronte Gerald Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.
Në funksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje./abcnews.al