Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të martuar prej vitesh por rivalë në biznes, West sfidon Kim me linjën e re të kozmetikës

schedule15:53 - 15 Qershor, 2020

schedule 15:53 - 15 Qershor, 2020

Të martuar prej vitesh, por Kim Kardashian dhe Kanye West kur vjen puna tek biznesi i kanë rrugët e ndara. Mediat e huaja raportojnë se reperi amerikan ka nisur punën për të krijuar linjën e tij kozmetike.

Siç raporton TMZ, duket se reperi do të zgjerojë markën e tij Yeezy, dhe po bëhet gati për t’u futur në tregun e produkteve të bukurisë dhe kujdesit për lëkurën.

Përpjekjet e tij për të nisur një linjë kozmetike nisën që në vitin 2017, kur ai aplikoi për të hapur linjën me emrin e mamasë së tij Donda, por planet u shtynë për t’u realizuar tre vite më vonë.



Padyshim që reperi është frymëzuar nga gruaja e tij, Kim Kardashian dhe motra e saj Kylie Jenner, të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme me linjat e tyre të produkteve të bukurisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!