Të martën skadon afati i regjistrimit të partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit

schedule21:59 - 21 Prill, 2019

schedule 21:59 - 21 Prill, 2019

Shkon drejt përfundimit afati për regjistrim të partive politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të qershorit. Ditën e martë KQZ regjistron 9 parti të reja dhe mbyll afatin për dorëzimin e dokumentacionit për t’u regjistruar në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e martë do të zhvillojë mbledhjen e rradhës në funksion jo vetëm të plotësimit të vakancave në parlamentin e Shqipërisë, por edhe regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e qershorit.

Afati i ksaj të fundit, sipas përcaktimit të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, përfundon 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve, të dekretuara nga Presidenti për t’u zhvilluar më 30 qershor. Llogaritja kalendarike e këtij afati përkon me mesnatën e 21 Prillit, por aplikimet për regjistrim në zgjedhje do të pranohen deri ditën e martë për shkak të pushimeve zyrtare, duke i krijuar kështu mundësinë më shumë partive të regjistrohen në zgjedhje.

Pas 25 të tillave të regjistruara derimë tani… dhe 9 të tjerave në pritje për t’u shpallur të regjistruara ditën e martë, qëndron edhe dëshira e shprehur publikisht e grupimit më të ri partiak të deputetes Rudina Hajdari nën siglën “Bindja Demokratike”.

Pavarësisht konfuzionit të fillimit, kur deputetja u vetshpall kryetare e grupit të dorëhequr të Partisë Demokratike, duket se Rudina Hajdari, do të regjistrohet në Gjykatë dhe më pas në KQZ nën siglën më të re, të grupimit të djathtë, “Bindja Demokratike”.

Mbetet për t’u parë rruga që kjo e fundit do të ndjekë për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit, me afatin përfundimtar të regjistrimit të partive politike që skandon të martën.

Por Kodi Zgjedhor krijon një hapsirë për kandidatë të pavarur, të porpozuar nga zgjedhësit e zonës, afati për regjistrim it ë cilëve përfundon 50 ditë nga data e zgjedhjeve, ose 13 Maj.

Ndërkohë nga partitë që e marta zyrtarizon në garën e 30 qershorit, bie në sy “Lista e Barabartë” e Ben Blushit, Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, “Zgjidhja” e Koço Kokdhimës, “Partia Ligj dhe Drejtësi” e Spartak Ngjelës, si dhe “Fryma e Re demokratike” e Bamir Topit.

Njëkohësisht nuk ka asnjë shenjë për regjistrim në zgjedhje të partive kryesore të opozitës së bashkuar.

Të martën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të votojë njëkohësisht edhe dhënien e mandatit të deputetit për tre kandidatë të rradhës të dalë nga lista shumë-emërore e Partisë Demokratike për qarqet Tiranë dhe Shkodër. Erjon Piciri, Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni do të votohen në KQZ për marrjen e mandatit, për ta çuar në 105 numrin e deputetëve të parlamentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!