Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të martën, përfundon masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

schedule09:10 - 30 Shtator, 2025

schedule 09:10 - 30 Shtator, 2025

Këtë të martë përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese me 5 shtator me të cilën ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo masë e pezullimit erdhi si pasojë e ankesës së Listës Serbe pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedh një nënkryetar nga minoriteti serb.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e kishte ndërprerë seancën konstituive duke e cilësuar si të konstituuar institucionin legjislativ. Kryeparlamentari Dimal Basha në seancën që ka nis zgjedhja e nënkryetarëve nga komuniteti serb, ka ndarë procesin e votimit për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve.

Këtë procedurë Lista Serbe e pati quajtur si kundër ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Megjithatë, nëntë deputetët e kësaj partie nuk kanë marrë shumicën e votave në Kuvend për t’u zgjedhur nënkryetar.

Votat nuk i mori as deputeti tjetër serb, Nenad Rashiç, që nuk i takon këtij grupi./KosovaPress.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!