Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet pakice në Republikën e Kosovës do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017. Homologu serb Aleksandër Vuçiç kishte paralajmëruar që sot ose deri të hënën të bëhej dekretimi, por kreu i shtetit të Kosovës vendosi që kjo të ndodhë të martën. Me aktin e betimit, plotesohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015. Marrëveshja e Brukselit dështoi të gjejë zbatim të martën e kesaj jave, pasi 42 gjyqtarët serbë nuk kanë shkuar për te bërë betimin tek Presidenti I Kosoves Hashim Thaçi, si gjyqtarë të Gjykatës Themelore për rajonin e Mitrovicës. Për këtë reagoi edhe Brukseli, duke kërkuar që të implementohet sa me pare plotesisht marrëveshja e arritur në Bruksel.
Të martën gjyqtarët dhe prokurorët serbë do të betohen
schedule15:21 - 20 Tetor, 2017
schedule 15:21 - 20 Tetor, 2017