Të martën arrijnë për herë të parë vaksinat Pfizer në Kosovë

schedule17:30 - 3 Maj, 2021

schedule 17:30 - 3 Maj, 2021

Kosova ditën e martë do të marrë dhe furnizimin e parë me  vaksinën anti COVID të llojit Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se do të arrijnë disa kontigjente, duke mos dhënë më shumë detaje për numrin e tyre.

Këto vaksina janë kontingjente të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.

“Vaksinat e para nga kontingjenti prej 95 000 i BE-së pritet të arrijnë të martën në Kosovë. Do të ketë disa kontingjente që vijnë javë pas jave deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Mirëpo përsëri duke mos dhënë shumë detaje nga Ministria është rikonfirmuar se janë në negociata për sigurimin e më shumë vaksinave edhe të llojeve të tjera.

“Po, MSH është duke negociuar edhe për vaksina të tjera. Kjo gjë tashmë është konfirmuar disa herë nga krerët e MSH-se edhe në konferencë për media edhe në Kuvend dhe në organe të tjera”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim të MSh-së.

Kujtojmë se edhe këto 95 mijë vaksina janë donacion nga Bashkimi Evropian përderisa Kosova ende nuk ka shpenzuar asnjë cent për sigurimin apo blerjen e vaksinave anti COVID.

Kosova ishte vendi i fundit në rajon që arriti të sigurojë vaksinën dhe të fillojë vaksinimin e popullatës, përderisa numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë e deri më tash ka arritur në 2 mijë e 183 raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!