“Të mahnitur nga Shqipëria”, turistët: Të befasuar nga natyra, por edhe mikpritja

schedule21:45 - 21 Tetor, 2023

schedule 21:45 - 21 Tetor, 2023

Këta dy të rinj janë takuar rastësisht këtë vjeshtë në Ksamil. Otuna është nga Franca ndërsa Semi nga Holanda. Bashkë i ka bërë pasioni për të udhëtuar me biçikletë dhe sigurisht, Shqipëria.

 Otuna: Unë jam Otuna, jam një çiklist nga Franca, kam ardhur në Shqipëri me biçikletë. Kam 4 muaj qe jam në udhëtim. Kam zgjedhur të udhëtoj me biçiklete sepse për mua është mënyra më e mirë për të udhëtuar sepse je i lire të ndalosh ku te duash.

 Semi: Jam Semi nga Holanda, kam ardhur me avion ne Tirane dhe aty bleva një biçikletë. Erdha me biçikletë nga Tirana deri këtu ne Ksamil. Një udhëtim fantastik duke pare bukuritë e vendit tuaj, një mot i mrekullueshëm për muajin Tetor, plazhet e bukura po e shijoj vërtet shumë qëndrimin këtu.

Është hera e parë që vizitojnë Shqipërinë. Për vendin kishin dëgjuar e lexuar pak, më së shumti në internet. Nuk prisnin të gjenin një Shqipëri me natyrë e klimë kaq të veçantë, thonë se janë befasuar.

 Otuna: Unë erdha në Shqipëri pasi kisha dëgjuar pak për këtë vend, nuk e dija sesi ishte, sesi dukej, por mbeta i mahnitur nga bukuritë e vendit tuaj, nga kjo klime kaq e mirë. Kemi mundësi të ndalojmë ku te duam dhe kjo është çfarë me pëlqen me shume këtu.

Semi ka zgjedhur të udhëtojë e pushojë në vjeshtë pasi preferon qetësinë e plazheve pa shumë njerëz.

Eksperiencën e saj të këndshme e ka ndarë edhe me miqtë. Shprehet se në Holandë, Shqipëria ka fituar popullaritet ndaj pritet që në të ardhmen të ketë edhe më shumtë turistë nga vendi i saj që vizitojnë bukuritë e Shqipërisë.

 Semi: Më pëlqen të vij këtu kur sezoni ka mbaruar, ka më shumë hapësirë, njerëzit këtu janë me te relaksuar, më të qetë. Vendi ka fituar shume popullaritet ne Holande, unë dhe miqtë e mi e kemi ndarë eksperiencën me njeri tjetrin dhe na pëlqen qe nuk ka shumë rregulla strikte si në shtetet e tjera, mund të bëjmë kamping ku të dëshirojmë.

Mikëpritja u ka rënë në sy dhe u ka bërë përshtypje. Thonë se shqiptarët janë njerëz të dashur dhe të gatshëm që të ofrojnë ndihmën e tyre për mysafirët.

Otuna: Njerëzit këtu në Shqipëri janë të gjithë të dashur. Ndalojnë dhe na përshëndesin kudo, bisedojmë me ta, dhe vërtet e kam shijuar shoqërinë me shqiptaret.

Në këtë periudhë të vitit janë të kënaqur edhe me çmimet që thonë se janë shumë më të lira se vendet e tjera që kanë vizituar.

 Otuna: Sa i përket çmimeve ato janë tepër ulëta, shume çmime të mira dhe kjo është interesante në fakt sepse Franca, Italia, Mali i zi dhe Kroacia kishin çmime shume me te larta se këtu. Pavarësisht se vera ka përfunduar turistë nga anë e kënd bota vijojnë të vizitojnë Shqipërinë, nga veriu në jug.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!