Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të lumtur me Deschamps, në Francë i përgatisin dhuratën e radhës

schedule23:55 - 12 Tetor, 2019

schedule 23:55 - 12 Tetor, 2019

Një finale Evropiani dhe një Botëror i fituar nuk janë pak. Didier Deschamps ka bërë një punë fantastike te kombëtarja e Francës dhe bashkëpunimi me Federatën franceze mund të vijojë.

L’Equipe raporton se po përgatitet rinovimi për trajnerin 50-vjeçar. Në Francë janë të kënaqur me punën e tij dhe Deschamps pritet të vazhdojë të qëndrojë në stolin e “gjelave”.

Drejtuesit e Federatës po përgatisin rinovimin deri në dhjetor të vitit 2022, ndërsa kontrata aktuale përfundon pas Evropianit që do të zhvillohet verën e ardhshme. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!