Armand Duka, presidenti i FSHF, në emisionin “Pressing” në ABC News, foli në lidhje me situatën e krijuar në KOKSH. “Unë nuk jam anëtar në KOKSH, është FSHF. Përfaqësoj federatën në një organizatë që unë e mendoj ndryshe. Duhet të gjejë mënyra për të ndihmuar sportin. Kemi parë një KOKSH inekzistent, vetëm akuza kam parë. Kemi një komitet olimpik që nuk respekton statutin”.
“Çdo punë e marr seriozisht dhe mundohem të jap kontributin tim maksimal. Nuk kam asgjë personale me askënd, por jam kundër mënyrës së si drejtohet. Kam parë komitete të tjera jashtë. CONI në Itali është i rëndësishëm. Edhe këtu dua të ketë një komitet normal. Nuk aspiroj të jem drejtues në atë komitetit, madje as në asnjë komision”.
“Nuk kam asnjë interes, asnjë emër personal se kush duhet të drejtojë. Jam që ajo shoqatë duhet të rregullojë jetën e saj, të bëhen zgjedhje normale. Kemi qenë në asamble që nuk kanë qenë normale. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e veta. Nuk mbështes askënd, vetëm komitetin si institucion, Dua të funksionojë më mirë, siç duan edhe federatat e tjera olimpike”.
“Bëjnë votime me email, kur ndalohet. Ata zgjedhin një komision me email. Çfarë të them? Kam mbajtur edhe qëndrim. Na ftuan në asamble, me 1 shtator. Presidenti na ftoi, Sekretari na çon letër dhe thotë ‘lëreni se ai ka luajtur mendsh’. Online mund të bëhet asambleja, por nuk mund të votohet me e-mail. Le ta bëjnë edhe me e-mail, por ta përfshijnë në statut”.
“Presidentin nuk e linin as të hyjë në zyrë. Ku ndodh kjo, e keni parë. Me rezolutë e lejuan të hyjë, më pas nuk e lejuan. Ka vetëm akuza, nuk funksionon organizata kështu. Ka procese penale kundër njëri-tjetrit. Ne shkojmë për asamble dhe na flasin për vjedhje e pilaf. Në asamble thuhet në audit se nga 300 veprime financiare, 274 janë të parregullta. Thuhet nga vetë ata. Aty nuk ka linja, vetëm zhgarravina. Nuk asnjë linje”. /abcnews.al