Të lodhur nga bezha? Kjo është ngjyra e re më “IN” e verës

schedule16:00 - 19 Korrik, 2023

schedule 16:00 - 19 Korrik, 2023

Nëse do t’ju thonim të imagjinoni një gamë ngjyrash që duket shumë “e shtrenjtë” cilat ngjyra do të zgjidhnit? A do të ishin të bardha, e zeza, bezha dhe blu e errët? Do të kishit të drejtë, ato ishin ngjyrat “të shtrenjta”, deri në këtë sezon. Tani një ngjyrë e re “IN” ngrihet gjithashtu në podium dhe e përjashton ngjyrën bezhë për një kohë.

Kjo ngjyrë e re duket si qumësht i karamelizuar, diçka mes të verdhës dhe të bardhës. Ajo u shfaq në pistat për vjeshtë/dimër 2023, por tashmë po e shohim në disa pjesë verore. E mira e kësaj ngjyre është se ajo u përshtatet njësoj biondeve dhe bruneve, dhe i shkon si lëkurës së hapur ashtu edhe atë të errët, kështu që është e mrekullueshme edhe për verën.

Në listën e mëposhtme do të shihni disa ‘look’ me këtë ngjyrë për të kuptuar si ta kombinoni atë. 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!